Mbjellja e flokëve, mjekrës dhe vetullave
Në Spitalin Anaderm, jemi të përkushtuar të ofrojmë shërbimet më cilësore në mbjelljen e flokëve, mjekrës dhe vetullave. Prej më shumë se 6 vitesh, kemi ndihmuar me sukses një numër të madh pacientësh të rikthejnë densitetin dhe pamjen natyrale të flokëve të tyre. Puna jonë e pandalur dhe angazhimi për përsosmëri na kanë bërë një nga liderët në këtë fushë. Pa modesti, mund të themi se jemi i vetmi spital në rajon që ofrojmë protokolle të avancuara për mbjelljen e flokëve, duke respektuar në përpikëri të gjitha udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe klasifikimin sipas katalogut ndërkombëtar ICD10.
description
RRETH PROCEDURËS
Spitali Anaderm është një spital i specializuar për kirurgji estetike dhe plastike, i pajisur me teknologjinë më të fundit dhe një ekip të plotë profesionistësh, përfshirë kirurgë, dermatologë dhe anesteziologë të specializuar. Mbjellja e flokëve, mjekrës dhe vetullave është një procedurë delikate dhe kërkon një qasje të personalizuar për çdo pacient. Në klinikën tonë, ne ndjekim me përpikëri të gjitha protokollet më bashkëkohore për përgatitjen e pacientit, ekzekutimin e procedurës dhe ndjekjen e tij post-operatore, duke siguruar një përvojë të sigurt dhe rezultate optimale.
Në klinikën tonë, përdorim teknikat më të avancuara të mbjelljes së flokëve, mjekrës dhe vetullave për të siguruar rezultate natyrale dhe afatgjata.
FUE Sapphire (Follicular Unit Extraction): Kjo teknikë e avancuar përdor bisturitë me majë safiri për të krijuar kanale të vogla në lëkurë, duke minimizuar dëmtimet dhe duke përmirësuar shërimin.
DHI (Direct Hair Implantation): Në këtë metodë, folikulat e flokëve implantohen drejtpërdrejt në zonën e dëshiruar pa nevojën e hapjes së kanaleve paraprake, duke garantuar një densitet më të lartë dhe një pamje natyrale.
assignment_ind
A JAM UNË KANDIDAT?
Mbjellja e flokëve, mjekrës apo vetullave është një zgjidhje ideale për ata që përballen me rënie të flokëve për shkak të faktorëve gjenetikë, alopecisë, djegieve apo traumave. Kandidatët idealë duhet të kenë një zonë dhuruese të shëndetshme dhe pritshmëri realiste për rezultatet e procedurës.
assignment_turned_in
SI TË PËRGATITENI?
Para ndërhyrjes, pacientët duhet të ndjekin disa udhëzime të rëndësishme:
1. Të shmangin përdorimin e alkoolit dhe duhanit të paktën 1 javë para procedurës.
2. Të mos konsumojnë medikamente që hollojnë gjakun si aspirina pa konsultim me mjekun.
3. Të mbajnë skalpin dhe lëkurën e pastër pa produkte kozmetike ditën e procedurës.
access_time
GJATË PROCEDURËS
Mbjellja e flokëve është një procedurë që duhet të kryhet në kushte spitalore, pasi është e klasifikuar si e tillë sipas katalogut ICD10. Kjo ndërhyrje kërkon profesionalizëm dhe një ekip të kompletuar, duke përfshirë një anesteziolog që monitoron pacientin gjatë gjithë procesit. Në klinikën tonë, ndjekim me përpikëri të gjitha protokollet më bashkëkohore për mbjelljen e flokëve, mjekrës dhe vetullave, duke siguruar një përvojë të sigurt dhe efikase për pacientët tanë.
1. Procedura kryhet nën anestezi lokale dhe zgjat nga 6 deri në 8 orë, varësisht nga numri i graftave që do të transplantohen.
2. Fillimisht, folikulat merren nga zona dhuruese (zakonisht pjesa e pasme e kokës).
3. Pas përgatitjes, graftat vendosen me kujdes në zonën e synuar duke ndjekur drejtimin natyral të rritjes së flokëve.
4. Pacienti mund të rikthehet në shtëpi pas përfundimit të procedurës.
healing
KOHA E RIKUPERIMIT
1. Brenda 7-10 ditëve, shenjat e para të shërimit janë të dukshme.
2. Brenda muajve të parë, flokët e transplantuar mund të bien përkohësisht (fenomen normal).
3. Rezultatet përfundimtare fillojnë të shfaqen pas 6-12 muajsh.
medication
KOMPLIKIMET
Megjithëse një procedurë e sigurt, mund të ketë disa efekte anësore të lehta si:
1. Skuqje dhe ënjtje e përkohshme
2. Kruarje dhe ndjesi tensioni në zonën e mbjelljes
3. Humbje e përkohshme e flokëve të transplantuar (shedding)