Operimi i qepallës (Blepharoplasty)

Me kalimin e viteve, trashëgimisë dhe mënyrës së jetesës, lëkura humbë elasticitetin dhe tonin e saj. Nëregjionin e qepallëve (kapakëve) të syrit manifestohet me varje të lëkurës dhe ndryshime në reliefin esaj si pasojë e jastakëve yndyrorë të rritur (hipertrofik). Kjo gjendje përvec që jep paraqitje të fytyrës sëlodhur dhe të plakur, ajo përcillet edhe me sy të lodhur, pengesa në të pamur, infeksione të shpeshta tësyrit dhe kokëdhimbje.

description
RRETH PROCEDURËS
Intervenimi kirurgjik për korrigjimin e kësaj gjendje ndryshe të njohur edhe si (Dermatochalasis) quhetBlefaroplastikë. Ky intervenim përmirëson fillimisht të pamurit e pacientit duke eliminuar edhe ndjesinëe peshës në kapak e mëtutje edhe paraqitjen estetike të syrit i cili duke më i ri, i freskët dhe i pushuar.Gjatë intervenimit nuk adresohet vetëm lëkura e tepërt, në të njejtën kohë korrigjohen edhe tëashtuquajturit jastakët yndyrorë (kompartmentet yndyrore) që japin paraqitje të syve të fryrë.Gjatë konsultimit dhe kontrollës klinike me Doktorin tuaj në Anaderm ju do të merrni informacionet edetajuara si dhe nevojat specifike individuale për arritjen e rezultateve më të mira për ju

assignment_ind
A JAM UNË KANDIDAT?
Pacientët që i nënshtrohen korrigjimit të qepallave janë përgjithësisht ata tek të cilët kanëshenja të dukshme të plakjes dhe të cilët janë të pakënaqur me pamjen estetike të syve të tyre,që kanë probleme me të pamurit si pasojë e varjes së lëkurlës, ndjesinë e peshës në kapakët esyve dhe simptomet tjera përcjellëse.

Për të ditur se a jeni kandidat për këtë intervenim, caktoni terminin tuaj këtu, për kontrollë mjekësore specialistike.

assignment_turned_in
SI TË PËRGATITENI?
Procedura për pacientin është relativisht e lehtë dhe pa dhimbje. Gjatë konsultës me Doktorinbashkarisht në bazë të nevojave individuale do të vendoset në llojin e anestezionit të cilit do t’inënshtroheni dhe krahas do të merrni të gjitha këshillat dhe parapërgatitjet.

access_time
GJATË PROCEDURËS
Operimi i qepallëve bëhet në kushte spitalore ndërsa për llojin e anestetikut vendoset gjatë konsultësdhe kontrollës mjekësore varësisht nga nevojat individuale. Si procedurë kirurgjike, intervenimi iqepallës së sipërme kryhet për rreth 30-45 minuta ndërsa për qepallën e poshtme mund të zgjatë derinë 60 minuta. Incizionet (prerjet) kirurgjike kryhen në atë formë që jenë sa më të padukshme dheestetike. Gjatë intervenimit korrigjohen lëkura e varur (tepërt, muskujt dhe jastakët yndyrorë të rritur.Mbyllja e çasjes kirurgjike (incizioneve) bëhet me kujdes të shtuar për një rezultat sa më estetik. Largimii penjëve (suturave) bëhet në konsultim me doktorin tuaj varësisht 5-7 ditë pas intervenimit. Në bazë tënevojave dhe kërkesave të pacientit, blefaroplastika mund të kryhet në kombinim edhe me intervenimet tjera.

healing
KOHA E RIKUPERIMIT
Në rastet kur procedura kirurgjike është kryer me anestezion lokal ju jeni të gatshëm që të liroheni ngaspitali pas rreth 30-60 minuta pas intervenimit, në rastet kur intervenimi kryhet me anestezion tëpërgjithshëm në konsultë me anesteziologun ju mund të liroheni nga spitali pas 3-4 orësh. Pasintervenimit doktori juaj do t’ju përshkruaj recetën mjekësore dhe këshillat për periudhën e shërimit.Hematomat dhe edemat (mavijosjet dhe ajtjet) zakonisht arrijnë pikun e tyre në ditën e 3-të pasintervenimit dhe tërhiqen gradualisht për 10 deri në 14 ditë (kjo është kohë mesatare, të gjithë individëtkanë kohë të shërimit të ndryshme). Ju mund të ktheheni në punë pas 3 ditësh, varësisht nga puna qëbëni, merrni informacionet shtesë nga doktori gjatë vizitës.

medication
KOMPLIKIMET
Komplikimet janë të rralla por mund të përcillen me gjakderdhje, probleme në shërim të plagës,infeksion, sy të thatë etj.Për të gjitha komplikimet e mundëshme dhe pyetje tjera, ju mund të informoheni detajisht nga doktorigjatë vizitës.